Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të takohen nesër në Kuvendin e Kosovës.
Takimi është planifikuar të mbahet në orën 18:00, ndërsa pritet të diskutohet për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje për konstituimin e institucioneve të reja shtetërore.
Lajmin e ka konfirmuar për Ekonomia Online zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, i cili ka bërë të ditur vetëm kohën dhe vendin e takimit.
Ky takim vjen në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik dhe krijimin e institucioneve pas zgjedhjeve.




