AUV ka zbuluar 93 mospërputhje gjatë kontrolleve në sektorin e qumështit, ku problemi më i shpeshtë ishte prania ose mosdeklarimi i vajit të palmës në produkte.
Gjatë aksionit prill–korrik janë analizuar 495 mostra, ndërsa 46 raste kanë rezultuar të lidhura me vajin e palmës.
Ministria e Bujqësisë ka bërë të ditur se do të ndërmerren masa ligjore ndaj rasteve të evidentuara, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e cilësisë së produkteve.




