Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner janë shfaqur për herë të parë publikisht si çift i martuar gjatë premierës së filmit “One Night Only” në Nju Jork.
Paraqitja e tyre erdhi pas përfundimit të “Sunny Hill Festival” në Prishtinë, ku Dua Lipa ishte një nga yjet kryesore të eventit. Turner nuk ishte i pranishëm në festival për shkak të angazhimeve profesionale në SHBA, ku po promovon filmin e tij të ri.
Pas përfundimit të festivalit, Dua udhëtoi drejt Nju Jorkut për t’iu bashkuar bashkëshortit të saj në këtë moment të rëndësishëm.
Çifti, i cili u martua në një ceremoni private në Siçili më 6 qershor, u shfaq elegant para fotografëve, duke tërhequr vëmendjen e mediave.




