Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për aktivitetet dhe rastet e raportuara gjatë periudhës së fundit.
Sipas të dhënave, janë regjistruar 37 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 101 aksidente me dëme materiale, ndërsa nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet.
Gjatë kësaj periudhe, policia ka shqiptuar 2,561 tiketa trafiku. Po ashtu, janë arrestuar 39 persona, 19 persona janë mbajtur në ndalim, ndërsa 3 persona janë në vuajtje të dënimit.




