Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaşh, ka pritur në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë gjenerallejtënant Kari Nisula, zëvendësshefin e shtabit për operacione të Komandës Finlandeze të Mbrojtjes.
Gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë, ndërsa komandanti i KFOR-it ka riafirmuar përkushtimin e misionit për të garantuar një mjedis të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët, në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë.
Gjeneralmajor Ulutaşh ka shprehur vlerësimin e tij për kontributin shumëvjeçar të Finlandës në kuadër të misionit të KFOR-it, duke e cilësuar atë si një angazhim të rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.




