Këngëtari i njohur shqiptar, Albatrit Muqiqi, ka festuar 35-vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë të veçantë, ai ka marrë urime të shumta nga fansat, kolegët dhe familjarët. Një urim i veçantë ka ardhur nga bashkëshortja e tij, Egzona Muqiqi, e cila përmes një postimi në Instagram i ka shprehur dashurinë dhe urimet për ditëlindje.
Albatriti vazhdon të mbetet një nga emrat e njohur të skenës muzikore shqiptare, ndërsa gjatë sezonit veror është i angazhuar në mbrëmje muzikore, dasma dhe ahengje të ndryshme.




