Shqipëria po vazhdon të përballet me zjarre, ku gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 28 vatra, ndërsa pesë prej tyre mbeten ende aktive.
Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar qindra forca, dhjetëra automjete zjarrfikëse, tre helikopterë dhe një avion i Forcës Ajrore.
Situata po monitorohet në disa zona, përfshirë Dajtin, Mallakastrën dhe Elbasanin. Në Mallakastër janë evakuuar përkohësisht katër familje për shkak të rrezikut nga zjarri.
Sipas autoriteteve, deri më tani janë dëmtuar rreth 34.5 hektarë sipërfaqe me bimësi, ndërsa ekipet e emergjencave po vazhdojnë punën për izolimin e vatrave aktive./Sinjali/




