Dogana e Kosovës ka zbuluar 30 mijë euro të padeklaruara në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.
Rasti është identifikuar gjatë kontrollit të një kamioni që po hynte në Kosovë. Drejtuesi i mjetit kishte deklaruar se nuk posedonte mjete monetare për deklarim, por gjatë kontrollit të përbashkët nga Dogana dhe Policia janë gjetur paratë e fshehura në pjesë të kamionit.
Mjetet monetare janë ndaluar përkohësisht dhe rasti është proceduar sipas legjislacionit në fuqi, i cili kërkon deklarimin e shumave mbi 10 mijë euro në hyrje apo dalje nga territori doganor i Kosovës.




