Sulmuesi shqiptar Fisnik Asllani është pranë një aventure të re në karrierën e tij, pasi RB Leipzig ka arritur marrëveshje për transferimin e tij nga Hoffenheim.
Sipas raportimeve sportive, klubi gjerman do të paguajë rreth 30 milionë euro për kartonin e Asllanit, ndërsa lojtari pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore para finalizimit të marrëveshjes.
Leipzig e sheh sulmuesin shqiptar si një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv dhe një investim për të ardhmen.
Transferimi pritet të zyrtarizohet pas përfundimit të procedurave përfundimtare.




