Komandanti i KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, është takuar në Prishtinë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Gjatë takimit, Ulutaş ka prezantuar aktivitetet e misionit të KFOR-it dhe ka theksuar angazhimin për ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.
Ai ka shprehur gatishmërinë e KFOR-it për të vazhduar bashkëpunimin dhe koordinimin me institucionet e Kosovës dhe të gjitha organizatat relevante të sigurisë.




