Deputeti i rizgjedhur i PDK-së, Eman Rrahmani, ka kritikuar veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit.
Rrahmani ka deklaruar se sipas tij, kryeministri në detyrë Albin Kurti po synon të ketë kontroll më të madh mbi institucionet e vendit.
Ai tha se vendimet e ardhshme të PDK-së do të varen nga zhvillimet politike, ndërsa për mundësinë e një takimi me Kurtin u shpreh se partia tashmë ka qëndrimin e saj zyrtar.
Rrahmani ka ngritur edhe shqetësime për praninë e disa ministrave të zgjedhur deputetë në Kuvend, duke pretenduar se ka pasur shkelje kushtetuese./EO/




