Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas dështimit të seancës për konstituimin e Kuvendit, duke akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për vazhdim të bllokadës institucionale.
PDK ka deklaruar se moskonstituimi i Kuvendit nuk është pasojë e mungesës së mundësive politike, por rezultat i një vendimi të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas kësaj partie, vendimi i Gjykatës Kushtetuese kërkon që Kuvendi të konstituohet brenda afatit të përcaktuar, ndërsa vonesat, sipas tyre, cenojnë rendin kushtetues.
PDK ka kërkuar që institucionet të funksionalizohen sa më shpejt dhe të respektohet Kushtetuta e Kosovës.




