Gjatë natës së kaluar, Policia në Skenderaj ka arrestuar një person të dyshuar, i cili ishte përfshirë në një përleshje me dy persona të tjerë. Si pasojë e incidentit, njëri nga të përfshirët ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar trajtim mjekësor.
Gjatë kontrollit të të dyshuarit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar rreth 6 gram substancë të dyshuar narkotike.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale -Lëndim i lehtë trupor dhe Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, substancave psikotrope ose analoge.




