Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të rasteve të raportuara.
Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 35 aksidente me të lënduar dhe 66 aksidente me dëme materiale.
Po ashtu, policia ka shqiptuar 2 mijë e 395 tiketa trafiku, ka arrestuar 26 persona, ndërsa 13 persona janë mbajtur në ndalim. Një person vazhdon të jetë në vuajtje të dënimit.




