Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar familjen Markalleshi nga Vraniqi i Gjakovës, duke vlerësuar kontributin e saj gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.
Haradinaj ka thënë se kjo familje i dha atdheut katër dëshmorë – Markun, Kolën, Prendin dhe Memën, të cilët ranë në betejat për liri.
Ai ka kujtuar veçanërisht 7 gushtin e vitit 1998, kur Mark dhe Kolë Lleshi ranë heroikisht përballë forcave armike, ndërsa ka nderuar edhe luftëtarët e tjerë të kësaj familjeje për qëndresën dhe sakrificën e tyre.
“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të familjes Markalleshi”, ka shkruar Haradinaj.




