Ish-kryeministri Isa Mustafa ka kritikuar kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, duke thënë se konstituimi i Kuvendit nuk duhet të kushtëzohet me zgjedhjen e presidentit.
Sipas tij, fillimisht duhet të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, ndërsa më pas të trajtohet çështja e presidentit.
Mustafa vlerësoi se qasja e Kurtit krijon përshtypjen e presionit ndaj opozitës dhe të tentimit për t’ia faturuar asaj përgjegjësinë për bllokadën politike.




