Në Malishevë, më 6 gusht, një grua ka raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga katër persona, një grua dhe tre burra.
Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është dërguar në strehimore. Policia ka arrestuar dy nga të dyshuarit.
Pas intervistimit, gruaja e dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri nga të dyshuarit meshkuj është dërguar në mbajtje. Dy të dyshuarit e tjerë vazhdojnë të jenë në arrati.




