Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se partitë politike duhet të marrin pjesë në seancën e Kuvendit dhe të përpiqen për arritjen e një marrëveshjeje, duke kundërshtuar mundësinë e zgjedhjeve të reja.
Ajo tha se deputetëve duhet t’u jepet mundësia për ta përfunduar procesin e konstituimit të Kuvendit, ndërsa për çështjen e afateve kushtetuese u bëri thirrje palëve që çdo paqartësi ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.
“Kushdo që ka probleme me seancën e sotme, mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese”, tha Haxhiu.
Sipas saj, Vetëvendosjes i takon propozimi për kryetar të Kuvendit, ndërsa partitë duhet të shmangin bojkotin dhe bllokimin dhe të punojnë për një marrëveshje politike./EO/




