Sipas statistikave të përgjithshme të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 118 aksidente trafiku.
Prej tyre, 1 aksident ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 46 aksidente kanë qenë me persona të lënduar dhe 71 me dëme materiale.
Në të njëjtën periudhë, Policia ka shqiptuar 2,646 tiketa trafiku. Po ashtu, janë arrestuar 20 persona, ndërsa 10 persona janë dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit.




