Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova është përballur me një situatë të re kushtetuese pas kalimit të afatit për konstituimin e Kuvendit.
Haradinaj ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, se kanë shtyrë procesin deri në ditët e fundit, duke bërë që të tejkalohet afati kushtetues.
Sipas tij, çështja tashmë nuk duhet të trajtohet vetëm si përplasje mes pozitës dhe opozitës, por si problem që prek funksionimin e institucioneve dhe rendin kushtetues.
Haradinaj tha se deputetët e AAK-së do të marrin pjesë në diskutimet e sotme, por theksoi se çdo hap i mëtejshëm duhet të ndërmerret me kujdes për të shmangur pasoja më të mëdha.
Ai nuk përjashtoi as mundësinë e protestave, duke thënë se protesta është e drejtë demokratike, por fillimisht duhet të shfrytëzohen të gjitha rrugët institucionale për zgjidhjen e situatës.
Haradinaj paralajmëroi se, nëse nuk gjendet një zgjidhje, vendi mund të përballet me opsione të kufizuara, përfshirë mundësinë e zgjedhjeve të reja./EO/




