Modelja dhe influencuerja Afrona Dika është surprizuar nga i fejuari i saj pak ditë para ditëlindjes, të cilën do ta festojë më 9 gusht.
Ajo ka ndarë në Instagram një pamje të dhuratave që ka marrë, ku shihen lule, pako nga marka luksoze, ëmbëlsira dhe pije festive.
Krahas fotografisë, Afrona ka falënderuar partnerin e saj për surprizën, ndërsa vazhdon ta mbajë identitetin e tij larg vëmendjes së publikut.
Modelja rrallëherë ndan detaje nga jeta e saj private, ndaj ky postim ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.




