Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar nga Kuvendi për vonesën e vazhdimit të seancës për konstituimin e këtij institucioni.
Tahiri tha se seanca ishte dashur të vazhdonte, por deputetët nuk kanë marrë ende ftesë. Ai pretendoi se me këtë situatë po shkelen rregullat e punës së Kuvendit dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Sipas tij, Kuvendi aktualisht është pa aktivitet dhe nuk po e ushtron funksionin e tij.
Tahiri kërkoi që bllokada të përfundojë dhe Kuvendi të nisë punën në përputhje me përgjegjësitë e tij institucionale.
“Kuvendi nuk guxon të bëhet muze. Ai duhet të ushtrojë funksionin e vet dhe të fillojë punën”, tha Tahiri.




