Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar ndaj deklaratave të Glauk Konjufcës lidhur me afatin për konstituimin e Kuvendit.
Gruda ka thënë se Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar qartë se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.
Sipas tij, aktgjykimi KO124/25 sqaron se afati 30-ditor nuk nënkupton vetëm fillimin e procesit, por përfundimin e konstituimit të Kuvendit.
Gruda ka kritikuar idenë që çështja të dërgohet sërish në Gjykatën Kushtetuese, duke pyetur se çfarë interpretimi të ri do të kërkohej pasi kjo çështje, sipas tij, është sqaruar tashmë.




