Transferimi i sulmuesit shqiptar, Fisnik Asllani, te RB Leipzig ka dështuar në momentet e fundit pas problemeve të evidentuara gjatë kontrolleve mjekësore.
23-vjeçari kishte arritur marrëveshje me klubin gjerman, i cili ishte pajtuar të paguante 25 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa shuma me bonuse mund të arrinte deri në 30 milionë euro.
Pas dështimit të transferimit, Barcelona mund të rikthehet në garë për Asllanin, të cilin e ka monitoruar gjatë kësaj vere. Edhe Borussia Dortmundi ka shfaqur më herët interesim për sulmuesin.
Asllani, i cili sezonin e kaluar shënoi 11 gola dhe dhuroi 8 asistime në 35 ndeshje me Hoffenheimin, për momentin mbetet pjesë e klubit gjerman.




