Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm serb, Marko Gjuriq, për Kosovën dhe lumin Ibër.
Rama ka mohuar çdo pretendim territorial të Shqipërisë ndaj Serbisë, duke theksuar se Kosova është shtet sovran dhe se Tirana mbështet të drejtën e qytetarëve të saj për të përcaktuar të ardhmen.
Ai ka kundërshtuar gjithashtu përdorimin e konceptit “Shqipëri e Madhe” në debatin politik, duke thënë se Shqipëria nuk kërkon ndryshim kufijsh.
Sa i përket Ibrit, Rama ka deklaruar se bëhet fjalë për një sistem ujor ndërkufitar dhe se çdo ndërhyrje duhet të marrë parasysh pasojat përtej kufirit dhe të drejtën ndërkombëtare.
Rama ka theksuar edhe nevojën për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit serb në Kosovë dhe ka bërë thirrje për marrëdhënie të mira mes vendeve të rajonit.




