Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar vazhdimin e bllokadës së Kuvendit, duke e lidhur situatën edhe me rritjen e çmimit të naftës.
Ramadani tha se çdo ditë vonesë ndikon drejtpërdrejt në ekonominë e familjeve kosovare.
Ai ka kërkuar që të merret parasysh oferta gjashtëpikëshe e Aleancës për tejkalimin e ngërçit institucional.
“Mbajeni pushtetin, por mos e bllokoni shtetin”, ka deklaruar Ramadani.




