Katër persona janë arrestuar në Malishevë, pasi dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.
Policia ka konfiskuar një AK-47, një pushkë gjysmëautomatike, një revole me gaz, katër fishekë dhe katër gëzhoja.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.




