Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se vonesat në funksionalizimin e institucioneve të Kosovës mund të rrezikojnë përfitimin e fondeve nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Një zëdhënës i Komisionit Evropian ka kërkuar nga partitë politike që të arrijnë marrëveshje për një kandidat konsensual për president dhe të sigurojnë funksionalizimin sa më të shpejtë të institucioneve.
Sipas BE-së, zvarritja e procesit politik mund të pengojë reformat dhe të ndikojë në financimin evropian për Kosovën.
Kosova rrezikon të humbasë deri në 165.9 milionë euro nëse nuk përmbush në kohë hapat e përcaktuar në Agjendën e Reformave.
BE-ja ka theksuar se dialogu ndërpartiak dhe bashkëpunimi politik janë të domosdoshëm për tejkalimin e krizës dhe zbatimin e reformave.




