Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim senatorën amerikane Joni Ernst, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet politike dhe çështjet e sigurisë në Kosovë.
Gjatë takimit është theksuar rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.
Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj në forcimin e partneritetit Kosovë–SHBA dhe në mbështetjen e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës, Haxhiu e ka dekoruar Ernst me Medaljen Presidenciale të Meritave.




