Ministrja në detyrë, Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar dialog ndërmjet partive politike për tejkalimin e bllokadës institucionale në Kosovë.
Ajo tha se moskonstituimi i Kuvendit po shqetëson qytetarët, diasporën dhe komunitetin e biznesit, duke ndikuar edhe në sigurinë e investimeve.
Kusari-Lila u bëri thirrje partive që të ulen në një tryezë dhe të dakordohen për një plan konkret për konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit.
Sipas saj, kriza nuk mund të tejkalohet pa komunikim dhe marrëveshje politike./EO/




