Një rast i rëndë i vjedhjes është raportuar në Malishevë gjatë orëve të para të mëngjesit të 14 gushtit.
Sipas Policisë, persona të panjohur kanë hyrë në shtëpitë e dy viktimave dhe kanë marrë një pistoletë me leje, para të gatshme dhe stoli ari.
Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.




