Një person është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.
Sipas Policisë, gjatë rastit është konfiskuar një armë me gaz dhe pesë gëzhoja.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.




