Atletico Madrid ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit argjentinas Cristian Romero nga Tottenham Hotspur.
Romero ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin madrilen, e cila do ta mbajë në Madrid deri më 30 qershor 2031.
Transferimi raportohet se i ka kushtuar Atletico Madridit rreth 40 milionë euro. Për shërbimet e mbrojtësit kishte shfaqur interes edhe Interi, por Romero ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në La Liga./Sinjali/




