Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 34 aksidente trafiku me të lënduar dhe 66 aksidente me dëme materiale, ndërsa nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet.
Policia ka shqiptuar 2,291 tiketa trafiku, ndërsa janë arrestuar 15 persona. Në mbajtje janë 10 persona, ndërsa një person po vuan dënimin.




