Policia në Gjakovë ka intensifikuar kontrollet në trafik, me fokus të veçantë te drejtuesit e motoçikletave.
Sipas Policisë, gjatë sezonit veror Njësia e Motoçikletave, në bashkëpunim me patrullat me automjete inteligjente, ka shqiptuar 366 gjoba për kundërvajtje të ndryshme.
Në kuadër të këtyre masave, janë sekuestruar 101 motoçikleta.
Policia u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik, veçanërisht motoçiklistëve, që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të parandaluar aksidentet dhe për të rritur sigurinë në rrugë.




