Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren personin me inicialet F.S., i cili ishte në kërkim për vuajtjen e një dënimi prej shtatë muajsh burgim për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Njësiti për realizimin e urdhëresave e ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin, ndaj të cilit kishte vendim të plotfuqishëm nga Gjykata Themelore në Prizren.
Pas procedurave në stacionin policor, F.S. është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit.




