Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj kryeshefit të Ibër-Lepencit, Faruk Mujka, i cili po akuzohet për dyshime për keqpërdorime gjatë kohës sa ishte nënkryetar i komunës së Mitrovicës.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, Mujka, bashkë me Hysen Muzliukaj, ish-këshilltar i Faton Pecit, kanë dëmtuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit me mbi 125 mijë euro.
Sipas aktakuzës, më 25 prill 2021, të pandehurit i paraqitën Kuvendit të Komunës një Propozim-Vendim për këmbimin e të njëjtës pronë, duke e paraqitur si pronë komunale, dhe kështu shkaktuan dëm të konsiderueshëm prej 125,100 euro për AKP
Kodi Penal i Republikës së Kosovës, neni 414, parasheh dënim nga 1 deri në 8 vjet për kryerjen e kësaj vepre, ndërsa kur dëmi tejkalon 5 mijë euro, dënimi mund të shkojë deri në 10 vjet burgim.




