Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka publikuar një fotografi të ish-presidentit Hashim Thaçi nga një fushatë e kaluar, duke numëruar ditët deri në shpalljen e vendimit në Hagë.
“Edhe 26 ditë!”, ka shkruar Çitaku në postimin e saj.
Gjykata Speciale pritet të shpallë më 16 shtator vendimin për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.




