Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, ka kërkuar funksionalizimin sa më të shpejtë të Kuvendit dhe institucioneve të Kosovës.
Nga foltorja e Kuvendit, ajo tha se vendi po përballet me rritje të çmimeve, probleme me energjinë elektrike, paga të ulëta dhe largim të qytetarëve.
Bytyqi theksoi se këto probleme kërkojnë vendimmarrje institucionale dhe nuk mund të zgjidhen pa funksionalizimin e Kuvendit.
“Kosova nuk ka kohë për të humbur. Institucionet duhet të krijohen dhe zgjidhjet duhet të gjenden këtu, në Kuvendin e Kosovës”, tha ajo./EO/




