Selin Bollati ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka folur edhe për lidhjen e saj me Kosovën dhe Shqipërinë.
Një ndjekës e ka pyetur nëse preferon të qëndrojë në Kosovë apo Shqipëri. Selin është përgjigjur se për të më e rëndësishme është të jetë pranë njerëzve të saj.
“Me rëndësi që jam në vendin tim me njerëzit e mi, gjakun tim”, ka shkruar ajo, duke shoqëruar përgjigjen me flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë.
Selin ka një lidhje të afërt me familjen e Gimbos dhe, së bashku me të, jeton në Tiranë. Ajo vazhdon të vizitojë shpesh Kosovën dhe të ndajë momente me familjarët e partnerit të saj.




