Një shtetas i Kosovës, i kërkuar nga autoritetet shqiptare për “kontrabandim me migrantë”, është ekstraduar nga Kosova në Shqipëri.
Ai ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pas një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar përmes INTERPOL-it. Ekstradimi u realizua më 21 gusht përmes pikës kufitare në Vërmicë, në bashkëpunim me institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë.




