PDK dhe Aleanca do të jenë sot në Kuvendin e Kosovës, në kuadër të kërkesës për vazhdimin e seancës konstituive dhe funksionalizimin e Kuvendit.
Deputetët e PDK-së pritet të mblidhen nga ora 11:00, ndërsa Aleanca ka konfirmuar se do t’i bashkohet këtij aksioni.
PDK i ka kërkuar kryesuesit të seancës, Avni Deharit, që të thërrasë vazhdimin e seancës në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar më 7 gusht, ndërsa vendi vazhdon të jetë në ngërç institucional./EO/




