Forcat izraelite kanë kryer gjatë orëve të mëngjesit sulme me artileri në disa zona të jugut të Libanit.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit (NNA), bombardimet kanë prekur al-Mansouri, Bayt al-Sayyad dhe periferinë e Majdal Zoun.
Raportohet gjithashtu për dëmtime të shumta të ndërtesave në Haddatha, Beit Yahoun dhe Aita al-Jabal, ndërsa në disa zona është dëgjuar edhe zjarr me armë automatike.
Një sulm ajror është raportuar pranë lartësive Ali al-Tahir, ndërsa dronë izraelitë kanë vijuar fluturimet mbi disa qytete dhe fshatra të jugut të Libanit.
Sulmet ndodhin në një periudhë tensionesh të vazhdueshme përgjatë kufirit Izrael-Liban./Sinjali/




