Zjarrfikësit dhe ekipet e Kërkim-Shpëtimit po vazhdojnë ndërhyrjen në Bajgorë, pas zjarrit që ka përfshirë zonën.
Ekipet emergjente po punojnë për vënien nën kontroll të situatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Autoritetet pritet të bëjnë të ditura detaje të reja për gjendjen në terren dhe dëmet e shkaktuara.




