Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Kërvasari të Malishevës, ku një çift u gjet i plagosur me armë zjarri në shtëpi.
24-vjeçarja J. B. ndërroi jetë në QKUK rreth orës 01:10, ndërsa bashkëshorti i saj, E. B., 25-vjeçar, po trajtohet si i dyshuar në rast.
Policia ka sekuestruar armën që dyshohet se është përdorur në ngjarje. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”.
Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivin e ngjarjes.




