Sot familjarët, miqtë, kolegët dhe qytetarë të shumtë do t’i japin lamtumirën e fundit zyrtarit policor Altin Kryeziu nga Bubaveci i Malishevës.
Kryeziu ndërroi jetë në QKUK, pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra në një aksident trafiku, ku ishte goditur nga një veturë derisa po kryente detyrën.
Varrimi i tij do të bëhet sot, më 24 gusht, në varrezat e fshatit Bubavec, nga ora 17:00.
Vdekja e tij ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, kolegët dhe gjithë komuniteti. Ngushëllime familjes!




