Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenca me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës.
Kurti tha se Ukraina prej më shumë se katër vitesh po lufton për të mbrojtur të drejtën e saj për vetëvendosje, pas agresionit rus.
Ai theksoi se Kosova ka qenë e palëkundur në mbështetjen ndaj Ukrainës dhe se solidariteti i saj nuk ka qenë i kushtëzuar.
Kurti përmendi edhe faktin se Ukraina ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, duke thënë se Prishtina do të vazhdojë të kërkojë ndryshimin e këtij qëndrimi.
“Ne besojmë se ai qëndrim nuk qëndron as para fakteve historike, as para të drejtës ndërkombëtare”, tha Kurti.




