Një 49-vjeçar ka humbur jetën të dielën në lagjen Veternik të Prishtinës, pasi ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar në një objekt.
Rasti është raportuar në Polici rreth orës 10:00. Sipas autoriteteve, viktima ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e rënies dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes.
Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e këtij incidenti.




