Egzon Bytyqi, i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes në Kërvasëri të Malishevës, po vazhdon të trajtohet në QKUK, pasi dyshohet se ka plagosur edhe veten.
Zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, ka thënë se gjendja e 26-vjeçarit vazhdon të jetë e njëjtë.
Ai po merr trajtim mjekësor dhe mbetet nën përkujdesjen e stafit shëndetësor në Qendrën Emergjente.




