Administrata amerikane po përgatit sanksione të reja ndaj Iranit dhe vendeve që vazhdojnë bashkëpunimin ekonomik me Teheranin.
Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, paralajmëroi se shtetet që nuk kontribuojnë në izolimin e Iranit mund të përballen edhe me kufizime në qasjen ndaj sistemit të dollarit.
Masat mund të prekin sektorë të ndryshëm, përfshirë naftën, teknologjinë, aviacionin dhe transportin detar.




